HiFu - HOLLYWOOD NONSURGICAL LIFT
- Teuta's Beauty
- Oct 30, 2020
- 2 min read
Updated: Nov 27, 2020

Çfarë është tretmani HiFu?
HiFu - High Intensity Focused Ultrasound është tretman jo invaziv, alternativë e ndërhyrjeve kirurgjikale për tërheqje të lëkurës.
Tretmani i preferuar i yjeve të Hollywood-it është teknologjia më e fundit e cila përmes ultrazërit të fokusuar me frekuencë të lartë, targeton në thellësi indet e lëkurës duke stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
Si rezultat, proceset natyrale regjeneruese të trupit vetëstimulohen duke krijuar lëkurë më të tërhequr, më të shtrënguar dhe pa shenja moshe në muajt pas tretmanit.
HiFu ndihmon në tërheqjen e lëkurës, përmisimin e teksturës së lëkurës dhe tonifikim të trupit.
Tretmani HiFu trajton:
Trupin,
Rrudhat e ballit,
Rrudhat rreth syve,
Faqet,
Mjekrrën,
Qafën.
Për kë është i përshtatshëm?
HiFu është tretman i përshtatshëm për të gjitha llojet e lëkurës.
I dizajnuar për të gjithë që kanë lëkurë të varur, HiFu është tretman ideal për femra dhe meshkuj.

Rezultatet
Rezultatet që mund të arrini përmes HiFu-së janë:
Reduktim i linjave të holla dhe rrudhave
Zvogëlim i mjekrrës së dyfishtë
Zvogëlim i celulitit
Lëkurë e rigjeneruar dhe me më shumë elasticitet,
Qarkullim më i mirë i gjakut
Prodhim më i lartë i kolagjenit
Rezultatet e tretmanit vërehen brenda 1 muaji dhe përmisimi i lëkurës vazhdon 3 deri në 6 muaj. Gjithashtu mirëmbajtja dhe kujdesi i mirë i lëkurës mund të ndihmojë në mbajtjen e këtyre rezultateve deri në 1 vit.
Kohëzgjatja & Kundërindikimet
Një trajtim i plotë i fytyrës zakonisht zgjat 45-60 minuta, dhe një trajtim i pjesshëm mund të zgjasë rreth 30 minuta.
HiFu është tretman relativisht i lehtë, pa dhimbje dhe që nuk kërkon shërim pas tretmanit.
Gjatë procedurës mund të vreni disa shqetësime ndërsa energjia me ultratinguj po shpërndahet. Gjithesi këto shëtësime janë të përkohshme dhe janë sinjal pozitiv që procesi i ndërtimit të kolagjenit ka filluar.
Në përgjithësi, HiFu ka shumë pak efekte anësore, megjithëse mund të ndjeheni dhimbje dhe skuqje të lehta menjëherë pas procedurës.
Për konsultë apo rezervim na kontaktoni në:
+383 49 502 504 (viber & whatsapp)
+393 44 118 541
Comments