top of page

MICRONEEDLING ME DERMAPEN 4

  • Oct 30, 2020
  • 2 min read

Updated: Nov 27, 2020



Çfarë është tretmani Microneedling me Dermapen 4?


Tretmani me Dermapen 4 është tretman inovativ i cili njihet si një prej tretmaneve antiage dhe regjenerues më natyral. Dermapen 4 përmes mikrogjilpërave dhe falë shpejtësisë dhe thellësisë së lejuar, bashkë me serumet e koncentruara, stimulon prodhimin natyral të kolagjenit dhe elastinës.


Paisja inovative Dermapen 4 është deri në 104% më e shpejtë se çdo pajisje tjetër mikroneedling, duke bërë që lëkura të pranojë deri në 80% më shumë nga produktet kosmetike të përdorura. Si rezultat, trupi fillon procesin natyror të rikuperimit duke rritur kolagjenin dhe elastinën.


Dermapen 4 është tretman i cili rigjeneron dhe i jep shkëlqim lëkurës përderisa trajton dhe largon:

  • Aknet aktive/shenjat post akne (shenjat e ngelura ose gropëzat që ngelen në fytyrat akneike);

  • Njollat e ndryshme të lëkurës të cilat kanë tendencë të shfaqen pas shtatzanisë;

  • Hiperpigmentimet të cilat krijohen nga qëndrimi i tepërt në diell, mospërdorimi i kremit mbrojtës etj;

  • Shenjat e moshës dhe linjat e holla.


Për kë është i përshtatshëm?


Dermapen 4 trajton të gjitha llojet e lëkurës pa kufizim moshe dhe gjinie.


Çdo tretman fillon me konsultën ku do të diskutohen këshillat dhe çdo shqetësim që mund të keni para fillimit të trajtimit. Sidoqoftë, ky trajtim nuk është i përshtatshëm për gratë shtatzëna dhe gjidhënëse dhe ato që kanë tendencë për shenjat keloide.


Tretmani Dermapen është i përshtatshëm për:

  • Fytyrë,

  • Qafë dhe dekolte

  • Duar.



Rezultatet


Rezultatet fillestare që sjell Dermapen 4 janë të dukshme menjëherë pas takimit fillestar. Rezultatet e plota do të vërehen pas 2 deri 8 javësh, varësisht nga shqetësimet e lëkurës që trajtohen.


Për rezultate më të mira, rekomandohet të bëhet 3 - 6 trajtime, varësisht nga shqetësimeve tuaja të lëkurës:

  • Regjenerimi i lëkurës & poreve të mëdha rekomandohen 3 - 6 trajtime të bëra brenda 6 - 8 javë

  • Shenjat e aknve apo ato kirurgjikale rekomandohen 4 - 6 trajtime të bëra brenda 6 - 8 javë

  • Hiperpigmentim rekomandohen 4-6 trajtime të bëra brenda 2 - 4 javë


Përparësitë që sjell tretmani Dermapen 4 janë:

  • Rikuperimi i shpejtë: Ndryshe nga teknikat tradicionale të rinovimit të lëkurës që kërkojnë të qëndroni brenda, me Dermapen 4 ju mund të rifillojnë rutinat e juaja 24 deri në 48 orë pas trajtimit.


  • Pa efekte anësore: Dermapen 4 përdor aftësitë natyrore shëruese të trupit për të stimuluar prodhimin e kolagjenit dhe elastinës që e bënë atë tretman efektiv dhe pa efekte anësore.


  • Përmison cilësinë e lëkurës: Përveç regjenerimit të lëkurës, Dermapen ndihmon që lëkura të thithë më shpejt dhe në mënyrë më efikase vitaminat dhe mineralet nga produktet e kujdesit për lëkurën.



Kohëzgjatja & Kundërindikimet


Dermapen 4 është tretman i lehtë dhe pa dhimbje, që zgjatë 20 deri në 30 minuta.


Pas tretmanit mund të vëreni skuqje ose ënjtje të lehtë në lëkurë, të cilat largohen brenda 24 - 48 orëve pas procedurës.


Pas tretmanit me Dermapen sigurohuni që të:

  • Shmangni temperaturat ekstreme (ujë të nxehtë, sauna, fitness, etj.) dhe kontaktin e panevojshëm me zonën e trajtuar për 48 orë pas trajtimit;

  • Të përdorni kremin SPF me faktor të lartë deri 14 ditë pas procedurës;

  • Shmangeni produkte agresive të kujdesit të lëkurës derisa skuqja të qetësohet;

  • Mos aplikoni spraytan 10 - 14 para, dhe 7 ditë pas trajtimit me Dermapen 4.


Jemi të lumtur t'ju bëjmë ta duani lëkurën tuaj edhe më shumë!

Na kontaktoni:

+393 49 502 504 (whatsapp, viber)

+393 44 118 541

Yorumlar


Kontakt

+383 49 502 504 (whatsapp & viber)

+383 44 118 541

Adresa

Lagja Dardania, përballë bustit Bill Clinton

Prishtinë, Kosovë

Na gjeni në:

  • Facebook
  • Instagram

© 2020 Teuta's Beauty. Proudly created with Wix.com

bottom of page