top of page

PLASMA PEN

  • Writer: Teuta's Beauty
    Teuta's Beauty
  • Nov 27, 2020
  • 2 min read


Çfarë është tretmani Plasma Pen?


Plasma Pen është tretmaan jo-invaziv i avancuar, e cila krijon tkurrje dhe forcim të menjëhershëm të lëkurës.


Duke krijuar një seri pikash në lëkurë, Plasma Pen stimulon shërimin natyral të lëkurës dhe proceset anti-plakje në shtresat epidermale dhe dermale, proces i njohur si fibroblasting. Fibroblastet janë qelizat më të zakonshme të indit lidhor në trup që prodhojnë kolagjenin.


Si rezultat, trupi fillon të prodhojë kolagjen dhe elastinë të ri për të përmirësuar strukturën dhe tonin e lëkurës.


Për kë është i përshtatshëm?


I përshtatshëm pothuajse për të gjitha tipet e lëkurës dhe me rezultate të menjëhershme, Plasma Pen është tretman që i sjell rininë lëkurës tuaj.


Plasma Pen është tretman i përshtatshëm për:

  • Fytyrë;

  • Zonën rreth syve;

  • Qafë;

  • Zonën rreth buzëve dhe gojës;

  • Hullijt nazolabial.



Rezultatet


Plasma Pen është tretman i cili bënë tërheqjen e lëkurës, largimin e shenjave të moshës dhe ato nga aknet.


Ky tretman ju ndihmon në:

  • Tërheqjen e lëkurës në qepallatë e syve (përfshirë qepallat e poshtme dhe lëkurën e tepërt të qepallës së sipërme)

  • Largimin e shenjave në lëkurë (duke përfshirë shenjat e hiperpigmentimit);

  • Përmison pamjen e shenjave nga aknet;

  • Largon linjat e holla dhe rrudhat në zonën e gojës dhe hullijt nazolabial;

  • Tërheq lëkurën në fytyrë dhe zonën rreth qafës.


Rezultatet që sjell Plasma Pen janë të dukshme menjëherë pas tretmanit. Gjatë 12 jave të para, lëkura është në proces të rigjenerimit, ku krijohen indet e reja, të rinuara dhe të tërhequra. Pas kësaj, lëkura fillon të prodhojë kolagjen dhe elastinë, të cilat zbusin dhe eleminojnë linjat dhe rrudhat, rezultate të cilat zgjasin deri në 3 vjet.


Kohëzgjatja & Kundërindikimet


Plasma Pen është tretman i cili zgjatë 30 deri në 60 minuta.


Për 5-14 ditë pas trajtimit tuaj, ju do të përjetoni ndjeshmëri të lëkurës, skuqje të lehtë, ënjtje, dhe kore të lëkurës.


Gjatë procesit të shërimit, në zonën e trajtuar NUK duhet të aplikohet asnjë lloj grimi, kremi apo ndonjë produkt tjetër për kujdes ndaj lëkurës.


Gjithashtu, është shumë e rëndësishme që të mos ta prekni apo të largoni më dorë koret e lëkurës. Pas tretmanit ne rekomandojmë të merrni suplement të vitaminës C, për t’i dhënë sistemit imunitar nxitjen që i nevojitet për t’u shëruar shpejt.


Ju duhet të përdorni kremin SPF 50 dhe të shmangni rrezitjen në diell deri në 12 javë pas procedurës.


Jemi të lumtur t'ju bëjmë ta duani lëkurën tuaj edhe më shumë!

Na kontaktoni:

+393 49 502 504 (whatsapp, viber)

+393 44 118 541

Comments


Kontakt

+383 49 502 504 (whatsapp & viber)

+383 44 118 541

Adresa

Lagja Dardania, përballë bustit Bill Clinton

Prishtinë, Kosovë

Na gjeni në:

  • Facebook
  • Instagram

© 2020 Teuta's Beauty. Proudly created with Wix.com

bottom of page