top of page

TRAJNIM: TRETMANET E FYTYRËS

  • Writer: Teuta's Beauty
    Teuta's Beauty
  • Nov 12, 2020
  • 3 min read

Updated: Nov 27, 2020



Tek Teuta’s Beauty ne besojmë se edukimi i vazhdueshëm është investimi më i rëndësishëm që mund të bëni për të garantuar sukses në biznesin tuaj. Përderisa trendi për kujdes ndaj lëkurës po rritet, gratë po ashtu dhe burrat po kërkojnë profesionistë të përkushtuar për t'i ndihmuar ata të kujdesen dhe përmirësojnë lëkurën.


Trajnimet profesionale për estetikë ju zhvillojnë aftësi moderne bazë për trajtimin e lëkurës, duke ju mundësuar të ofroni shërbime premium dhe të sigurta klientëve tuaj. Nëse jeni të interesuar të ndiqni një karrierë si estetiste, lexoni për të mësuar më shumë përfitimet që sjellin trajnimet mbi tretmanet dhe si mund të bëheni pjesë e tyre.


Trajnimi drejtohet nga Mr.Ph. Teuta Ramadani Tunuzliu, eksperte e fushës me përvojë 20 vjeçare në trajtime të lëkurës dhe produkte kozmetike.


Përfitimet e trajnimit


Përmes trajnimit "Tretmanet e fytyrës" ju do arrini të fitoni njohuri teorike dhe praktike që ju bëjnë profesionist të kujdesit për lëkurën.


Lëkura është organi më i madh në trupin tonë, i cili në të njejtë kohë është i ekspozuar nga faktorët e jashtëm siç është ndotja apo ekspozimi në diell. Si estetiste roli juaj është që të kuptoni se si ajo funksionon dhe si mund të trajtohet.



  • Përmes trajnimit, ju do mësoni teori mbi anatominë dhe fiziologjinë e lëkurës, tipet e lëkurës dhe problematikat kryesore. Pas përfundimit të trajnimit ju do dini të bëni një vlerësim të saktë të lëkurës, të kuptoni shqetësimet e klientit tuaj dhe si ti trajtoni ato.


  • Ju do të njoftoheni me produkte të sigurta, natyrale dhe efikase të brendit francez Thalgo, të cilat trajtojnë të gjitha problemet e lëkurës që klientët tuaj kanë. Produktet janë të testuara dermatologjikisht.


  • Përmes punës praktike, ju do fitoni eksperiencën e parë në trajtim të sigurtë të lëkurës. Ju do ndiheni më të sigurtë dhe të besueshëm në aplikimin e teknikave bazë dhe produkteve që sjellin rezultate për klientët tuaj.


  • Ne do t'ju ndihmojmë të integroni tretmanet për kujdes ndaj lëkurës në biznesin tuaj estetik duke ofruar këshilla dhe konsulta për çmimet, ofertat dhe si të komunikoni në mënyrë efektive me klientët tuaj të mundshëm.


Pas përfundimit të trajnimit ju do të pajiseni me çertifikatë ndërkombëtare THALGO!


Për kë është i përshtatshëm?


Trajnimi për estetikë është për të gjithë ju që punoni apo synoni të punoni në fushën e estetikës.


Trajnimi është ideal për të gjithë ju që doni të fitoni njohuri shtesë për lëkurën dhe çdo gjë rreth saj nga ekspertja e fushës me përvojë 20 vjeçare - Mr.Ph Teuta Ramadani Tunuzliu.


Detajet e trajnimit


Dita 1: Ju do mësoni njohuritë bazike rreth lëkurës. Gjatë ligjeratës ju do njoftoheni me anatominë dhe fiziologjinë e lëkurës, tipet e lëkurës, problemet më të shpeshta. Ju do merrni njohuritë rreth tretmaneve për kujdes ndaj lëkurës, si të përdorni aparaturat bazike dhe produktet. Gjatë kësaj ditë duhet të jeni të gatshme të filloni të punoni me tretman fytyre por edhe të bëheni modele.


Dita 2: Trajnimi do të vazhdoj me punën praktike, ku do të aplikoni mësimet e marra duke punuar në model të zgjedhur nga ju.


Dita 3: Trajnimi do të përfundoj me konsultime dhe këshilla rreth integrimit të tretmaneve në biznesin tuaj, mundësinë e blerjes së produkteve dhe shpërndarjen e certifikatave.


Çmimi për trajnim grupor me max 5 kandidatë:

480€ + TVSH


Në çmim përfshihen produktet profesionale me të cilat mund ti punoni mbi 30 klientë.


Për rezervim të pjesëmarrjes duhet të bëhet 50% e pagesës, maximum deri në 10 ditë para trajnimit.




Trajnohu nga profesionistë dhe merr çertifikatë ndërkombëtare THALGO!

Kontakto në:

+393 44 955 654



1 Comment


soniasonn7
Nov 14, 2020

Pershendetje! Ky trajnim ku zhvillohet ? Mund te kem nje adres tuajen pasi jam e interesuar😊

Like

Kontakt

+383 49 502 504 (whatsapp & viber)

+383 44 118 541

Adresa

Lagja Dardania, përballë bustit Bill Clinton

Prishtinë, Kosovë

Na gjeni në:

  • Facebook
  • Instagram

© 2020 Teuta's Beauty. Proudly created with Wix.com

bottom of page